Bayer Leverkuseni e ka fituar bindshëm ndeshjen e parë të fazën grupore të Ligës së Evropës kundër Hacken me rezultat 4-0
Granit Xhaka udhëhoqi mesfushën e skuadrës gjermane, ndërsa bëri asistim mjeshtëror në golin e dytë të shënuar nga Amine Adli.
Florian Wirtz, Victor Boniface e Jonas Hofmann shënuan golat tjerë për Leverkusenin.
Xhaka ishte prej më të mirëve në fushë dhe u zëvendësua në minutën e 75-të.
Për këta minuta ai u vlerësua me notën 8.3 nga SofaScore, pasi përveç asistimit ai kishte edhe tjera statistika të mira.
Tri pasime kyçe, tri ndërhyrje në top dhe katër duele të fituara nga pesë sa kishte