13.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Granit Xhaka e bën heroin, Bayer Leverkusen e fiton Kupën e Gjermanisë me triumfin ndaj Kaiserslautern

- Advertisement -

Ndonëse u përballen me një skuadër të ligës së dytë të Gjermanisë siç është Kaiserslautern, Bayer Leverkuseni fitoi me shumë vështirësi përballjen finale, duke u kurorëzuar me Kupën e Gjermanisë dhe kjo krejt fal Granit Xhakës.

Leverkusen fitoi me vetëm një gol të shënuar në pjesën e parë, por e patën shumë të vështirë ndaj Kaiserslautern, pasi luajtën 45 minuta me një lojtar më pak, pasi Odilon Kossounou u ndëshkua me karton të kuq në minutën e fundit të pjesës së parë.

Kampioni i Gjermanisë ishte dukshëm skuadër më e mirë në fushë, duke pasur posedimin në kontroll dhe më shumë raste shënimi, por goli i vetëm erdhi brenda 20 minutave të parë.

Ishte Granit Xhaka që lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca në minutën e 17-të, për të shënuar një gol të jashtëzakonshëm për rezultatin 1:0.

Në vazhdim, siç u përmend mësipër, Kossounou mori dy kartonë të verdhë, për t’u përjashtuar nga loja dhe gjithçka u vështirësua për skuadrën e Xabi Alonsos.

45 minutat në vazhdim ishin të nivelin më të ulët se pjesa e parë, por Bayer Leverkusen arriti ta menaxhonte rezultatin deri në fund, për ta fituar këtë ndeshje me rezultat 1:0.

Si rrjedhojë, Bayer Leverkusen, pas triumfit në Bundesligë pa humbje, tani e fiton edhe Kupën e Gjermanisë, por që ka mundësinë që më 17 gusht ta fitojë edhe Superkupën e Gjermanisë kur të përballet me Stuttgart (vendin e dytë në Bundesliga).

Xabi Alonso e udhëhoqi sukseshëm skuadrën e tij në sezonin e tij të parë, duke mos pësuar humbje në asnjë garë deri para pak ditësh, kur u mposhtën nga Atalanta në finale të Ligës së Evropës, për ta humbur mundësinë që të kurorëzoheshin me tripletë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit