Aromën e shtëpisë nuk e ndjejnë prej më shumë se gjysmë dekade, e për kaq kohë as pragun e saj nuk e shkelën.
Por, me një kërkesë për t’i kthyer në shtëpi ish-udhëheqësit e UÇK-së, u mbush kryeqyteti kosovar këto ditë, raporton Klan Kosova.
Për grafitet e shfaqura në anglisht, që në shqip nënkuptojnë “Ktheni në shtëpi”, bashkë me portretet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, autori mbetet mister.
Nga organizatat e dala nga lufta e mohojnë se janë përfshirë në këtë punë, ani pse e mirëpresin si kërkesë.
Një qëndrim për këtë, Klan Kosova nuk arriti ta marrë as nga platforma “Liria ka Emër” e as nga Partia Demokratike e Kosovës, prej nga dolën tre themeluesit e saj që po gjykohen në Hagë.
Grafitet iu ranë në sy qytetarëve, të cilët kanë edhe shumë shpresa për efekt pozitiv.
Me kërkesën për drejtësi për katërshen e UÇK-së, javën e kaluar u protestua në Kroaci, teksa shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 16 shtator.
Ndiqni detajet e plota, në kronikën e bashkangjitur:






