Gani Geci akuzoi organizatën “Liria ka Emër” për grafitet e vendosura sot kundër vëllaut të tij.
Ndaj këtyre akuzave reagoi organizata “Liria ka Emër”.
“Veprimtaria e platformës “Liria Ka Emër” është një dhe e vetme: mbrojtja, respektimi dhe promovimi i vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Liria Ka Emër” nuk ka qëllime politike dhe nuk është paltformë e cila merret me denigrimin e askujt:, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
“Liria Ka Emër” merret vetëm me mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Këto grafite vijnë disa ditë pasi ky i fundit dëshmoi në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.
Lidhur me këto grafite rastin e hapi në Polici vëllau i Fadilit, Ganiu i cili shtoi se Gjykata Speciale është e Republikës së Kosovës.
Veprimtaria e platformës “Liria Ka Emër” është një dhe e vetme: mbrojtja, respektimi dhe promovimi i vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Liria Ka Emër” nuk ka qëllime politike dhe nuk është paltformë e cila merret me denigrimin e askujt.
Mbi të gjitha, e gjithë veprimtaria e platformës tonë është legale, publike dhe transparente.
Si e tillë, platforma “Liria Ka Emër” kërkon mirëkuptimin e secilit qytetar të Republikës së Kosovës që t’a mbajnë larg nga diskursi, polemikat apo mosmarrëveshjet publike.
“Liria Ka Emër” fton organet e drejtësisë që të merren seriozisht me zbardhjen e këtij rasti sa më parë që është e mundur.