Dy kosovarë janë arrestuar mbrëmë pasi kanë sulmuar fizikisht dy policë në Graçanicë.
Zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar i cili ndaj të dyshuarve ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë dhe nën mbikëqyrjen e njësitit policor kompetent kanë pranuar tretman mjekësor“, thuhet në raportin 24 orësh.
Rasti është nën hetime.