Grabitje me thikë në Prishtinë, tri shtetase kolumbiane raportojnë se u morën katër telefona e 300 euro

- Advertisement -

Tri shtetase të Kolumbisë kanë raportuar në Policinë e Kosovës se gjashtë persona të dyshuar i kishin përcjellë ato deri në banesën e tyre dhe pasi i kishin futur në një dhomë, nën kërcënimin e thikës ia kanë marrë 4 telefona dhe 300 euro.

Policia tha se të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë  17.06.2026 – 22:00. Me 26.06.2026 tri viktimat femra shtetase të Kolumbisë, kanë raportuar se gjashtë persona të dyshuar meshkuj i kishin përcjellë viktimat deri tek banesa e tyre  dhe të njëjtit i kishin  futur viktimat në  një dhomë  dhe nën kërcënimin e thikës u  kanë grabitur  4 telefona dhe 300 €. Të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”.

Të ngjashme

Të fundit