Në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova është komentuar mbi rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit, të cilët e kanë arritur partitë politike, pavarësisht se numri i votuesve ishte më i ultë në krahasim me zgjedhjet e vitit të kaluar.
Opinionisti Dukagjin Gorani ka shprehur habinë e numrit të qytetarëve që nuk kanë votuar në këto zgjedhje, duke shtuar se nuk e kupton saktë mesazhin që kanë dashur ta përçojnë.
Ai ka thënë se qytetari në një formë i është përgjigjur në këtë mënyrë skenës politike, e cila sipas tij, është e përçarë dhe me përplasje të vazhdueshme.
“Tash u krijua një telashe e madhe që quhet skena jonë partiake, e cila është e përplasur, është e përfshirë në grindje të pafundme edhe është e përçarë. Edhe tash më së lehti është që votuesit më thënë a din çka s’po dal me votua hiq”, ka thënë ndër të tjerash Gorani.






