Gorani: S’çuditem që opozita s’bashkëpunon me Kurtin, por pse jo mes vete?

- Advertisement -

Opinionisti Dukagjin Gorani ka komentuar ngërçin politik në vend, duke thënë se nuk e befason hezitimi i opozitës për të bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje, por e sheh të pakuptueshme mungesën e bashkëpunimit ndërmjet vetë partive opozitare.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Gorani tha se partitë politike e kanë ndërtuar identitetin e tyre mbi refuzimin e njëra-tjetrës, gjë që, sipas tij, e bën të vështirë çdo qasje pragmatike.

Nuk më pengon mua fort fakti që opozita në një mënyrë heziton me bashkëpunu me partinë Vetëvendosje, por për që opozita mes vete heziton me bashkëpunu, duke u thirrë në disa parime të patejkalueshme të mosbashkëpunueshmërisë, për që e shoh edhe këtë edhe jam t’u e pa atë nga aspekti identitar, pra, me gjithë respektin, kryetari aktual i Lidhjes Demokratike në disa momente e përmend qysh bashkëpunimi edhe ndërlidhja me partitë si për shembull Partia Demokratike është diçka që për LDK-në është gati ahistorike. Për mua një sjellje e tillë është vështirë e arsyetueshme, dorën në zemër edhe e pakuptueshme, mirëpo në anën tjetër mundohna me pas sadopak një farë mirëkuptimi përpjekjen. Përpjekja është me ndertu identitet, jo identitet partiak, jo përmes asaj çka ti je, por përmes asaj çka ti nuk je.”, tha Gorani.

Ai shtoi se partitë në Kosovë po ndërtojnë identitetin e tyre më shumë mbi atë se me kë nuk bashkëpunojnë, sesa mbi programin dhe vlerat që përfaqësojnë.

Të ngjashme

Të fundit