Gorani: Rushiti i mori “dy shpulla” nga ambasadat pa nevojë

- Advertisement -

Pas deklaratave të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë dhe asaj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat mohuan se kanë përkrahur kandidaturën e Feride Rushitit për presidente të vendit, ka folur opinionisti Dukagjin Gorani.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Gorani ka deklaruar se Rushiti mori dy “shpulla” pa asnjë përfitim.

“Me bekimin tashmë të kryeministrit në detyrë, ke me u mundu me na tregu qysh e ka pas një përkrahje prej disa prej aleatëve të Kosovës, duke e nis pa pikë nevoje një proces, i cili natyrisht mediat e…, dhe ajo është me shku me i vet ambasadat nëse e keni përkrahur ose jo… dhe mandej pa pikë nevoje prapë u dasht me i ‘hanger’ nja dy shpulla të nesërmen, absolutisht pa nevojë edhe pa ndonjë përfitim”, tha Gorani.

Të ngjashme

Të fundit