19.9 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Gorani: Gjermania e Franca kanë investuar shumë te Kurti, herët të thuhet që s’hymë në KiE

- Advertisement -

Gazetari Dukagjin Gorani nuk e merr për të mirëqenë se është hequr dorë nga votimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillit të Evropës në mes të këtij maji, teksa beson se deklarimet formale për kushtëzime nga Gjermania e Franca “edhe mund të jenë deliberime të qëllimshme” dhe se në mund të ketë “dinamika tjera…gjykime alternative të ndryshme prej deklarimeve”:

“Nëse i dëgjojmë formalisht deklaratat e shteteve nuk kemi gjasa për m’e hy në KiE. Por, kemi pa edhe elasticitet – nganjëherë edhe të pakuptimtë – të bashkësisë ndërkombëtare karshi sjelljes së qeverisë kosovare, që më bën me besu se ka dinamike tjetër fare nga ç’deklarohen, edhe qëndrime ose deliberime, gjykime alternative të ndryshme prej deklarimeve. Nuk mendoj se është mirë sonte m’e thanë sonte që e kemi humb shansin për Këshill të Evropës ose jo”, ka thënë Gorani në Pressing të T7.

“Mbetet e paqartë, dhe mendoj se qëllimisaht mbetet e paqartë, sepse pikërisht këto dy shtete e sidomos Gjermania janë hisedare të fuqishme në ardhjen e zotit Kurti në pushtet. Edhe duhet m’e kuptu që një investim i cili ka qenë koxho afatgjatë, nuk lëshohet kaq lehtë. Kurti s’është ka ua lehtëson aleatëve të vet si Gjermania e Franca, s’është ka ua lehtëson përkhrahjen për të. Mirëpo, edhe ata s’e kanë ndërmend me heq dorë kaq lehtë prej një organizate dhe prej një oferte politike në Kosovë për të cilën pothuuaj që edhe ata vet janë angazhuar elektoralisht në pushtet”, ka shtuar Gorani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit