Analisti politik Dukagjin Gorani ka komentuar vendimin për ndarjen e 100 eurove për qytetarët, duke e cilësuar atë si një veprim me prapavijë elektorale dhe jo si zgjidhje reale për problemet ekonomike të qytetarëve.
Sipas Goranit, situata aktuale ka qenë e parashikueshme dhe zhvillimet politike kanë ardhur ashtu siç është pritur.
“Kjo çfarë është duke ndodhë, e kemi ditë të gjithë çfarë ka me ndodhë dhe ja ndodhi. Natyrisht që 100 euro nuk i dalin kërkujt kurgjo, mirëpo ato nuk janë të dizajnueme për me i përmbush kërkesat, ato janë të parapame për me prodhu një entuziazëm elektoral”, deklaroi ai.
Gorani ka ngritur gjithashtu pikëpyetje për kohën e ndarjes së kësaj mbështetjeje financiare, duke thënë se është kontradiktore që një parti që pretendon se gëzon mbështetje të madhe qytetare të ndërmarrë masa të tilla pak para zgjedhjeve.
“Për mu është edhe e pakuptimtë që partia në pushtet gjithmonë pohon që populli është me të, sepse populli ka afeksion ndaj politikave të Vetëvendosjes. Nëse është ashtu, pse ki nevojë me i shpërnda 100 euro dy javë para zgjedhjeve”, u shpreh Gorani.






