9.1 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Google Photos po e bën më të lehtë redaktimin e fotografive të vjetra me një veçori të re

- Advertisement -

Google po shton rregullisht veçori të reja në Google Photos, duke ju dhënë më shumë mënyra për të modifikuar dhe ndarë fotot tuaja të preferuara.

Për shembull, kohët e fundit, gjiganti i teknologjisë u pa duke zhvilluar një veçori për të përmirësuar automatikisht fotot përpara se t’i shpërndante.

Tani, duket se kompania po punon në një mënyrë më të thjeshtë për të redaktuar edhe fotot e vjetra.

Një shkëputje e fundit e aplikacionit Google Photos (versioni 6.93) sugjeron që Google mund të shtojë një buton modifikimi te fotot në Memories, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kjo do të thotë që nëse doni të redaktoni një imazh që sapo keni parë në Memories, mund ta bëni lehtësisht duke klikuar Edit pikërisht aty te Memories.

Duke klikuar në Edit ju shkoni në menynë e njohur të redaktimit me të gjitha mjetet për rregullimin e fotove që ju nevojiten.

Kjo veçori e re mund të jetë një kursim i madh i kohës nëse ndani shpesh foto të vjetra.

Mund të jetë gjithashtu një shtesë shumë e dobishme nëse dëshironi të aplikoni shpejt veçoritë e redaktimit të AI  në imazhet më të vjetra.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit