21.3 C
New York
Monday, May 27, 2024

Buy now

Google Messages po teston funksionin e ri për modifikimin e mesazheve

- Advertisement -

Nëse jeni përdorues i Android, aplikacioni Google Messages është ai që duhet ta përdorni me patjetër.

Kjo pasi ai përmban veçori nga më të ndryshmet duke përfshirë enkriptimin dhe ndarjen e imazheve me cilësi të lartë.

Por, tani përdoruesit e versionit beta të Google Messages mund të provojnë edhe funksionin e redaktimit të mesazheve që u jep atyre 15 minuta kohë për të ndryshuar një mesazh që tashmë është dërguar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Mirëpo, edhe personi të cilit i dërgohet mesazhi duhet të jetë duke përdorur versionin beta të aplikacionit në mënyrë që veçoria të funksionojë.

Për të kontrolluar nëse jeni përdorues i versionit beta të Google Messages klikoni në Settings, pastaj në Apps dhe Messages.

Ndryshe, në fillim është përfolur që përdoruesit do të lejoheshin të modifikonin mesazhet edhe 30 minuta pas dërgimit të tyre.

Por, tani kjo funksionin vetëm për 15 minuta.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit