0.8 C
New York
Wednesday, February 21, 2024

Buy now

Google Bard tashmë mund të shohë video YouTube

Bard, roboti AI i Google, është pasuruar vazhdimisht me veçori të reja pasi pati një debutim të mangët.

Tashmë integrimi i YouTube po shkon në një nivel tjetër ndërsa roboti mund të analizojë videot individuale për të gjetur informacion specifik për përdoruesit siç janë pikat kyçe ose përbërësit e një recete pa pasur nevojë të shikoni videon të tërë.

Edhe pse është një mjet mjaft i dobishëm, është shqetësues për krijuesit.

Google njoftoi ekspansionin e AI gjeneruese përmes një përditësimi eksperimental më 21 Nëntor. Kur një përdorues pyet Bard për të gjetur një video specifike, ato mund ti bëjnë pyetje më specifike lidhur me përmbajtjen e saj.

Që kur Bard debutoi, Google ka punuar për ta përmirësuar. Në Shtator Google solli disa veçori të reja përfshirë shtojcat për Google Flights, Google Maps, Google Drive, Google Docs, Gmail, dhe YouTube që i japin mundësinë Bard të marrë direkt të dhëna prej uebsajteve në fjalë.

Në të njëjtën kohë kompania shtoi një mjet për përdoruesit për të kontrolluar përgjigjet që Bard jep dhe më vonë zbuloi Assistant with Bard në Tetor. Javën e kaluar kompania gjithashtu hapi aksesin në Bard për adoleshentët.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit