Gola: Në seancën e së premtes në rend dite do të jetë edhe Projektligji për Byronë

- Advertisement -

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, ka bërë me dije se Kryesia e Kuvendit ka vendosur që në seancën e së premtes në rend të ditës të jetë edhe Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

“Sot nuk patëm diçka shumë specifike, përjashtimisht faktit që seancën e kemi caktuar të premten në orën 10:00. Arsyeja pse nuk u vendos për të enjten, që është rëndom praktikë parlamentare, konsiston në faktin që ishim një ditë me vonesë në mbajtjen e mbledhjes së Kryesisë dhe për shkak se rregullorja në mënyrë shprehimore e përcakton afatin dyditorë prej mbledhjes së Kryesisë, respektivisht prej ndarjes së materialeve për deputetët e deri te seanca plenare e radhës. U deshëm që të shtyjmë për të premten ose të shkojmë me seancë të jashtëzakonshme. Po, patëm dakordim edhe me nënkryetarët e grupeve parlamentare dhe të premten në orën 10:00 do të kemi seancën plenare të radhës, ku si pika më të veçanta janë Projektligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, edhe vendimin e qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza. Pikat tjera janë çështje më shumë të brendshme të Kuvendit, nuk ka diçka tjetër specifike”, ka thënë Gola

Të ngjashme

Të fundit