Lajme

Goditet për vdekje nga vetura një këmbësor në Lezhë

By GAZETA SCANNER 1

May 20, 2023

Një automjet ka përplasur një këmbësor në Lezhë, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Gazetari i ABC News, Gjergj Figuri, raporton se aksidenti ka ndodhur në dalje të Lezhës. Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici. Sakaq, kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit fatal.