15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Glauk Konjufca priti në takim nobelistin Dr. Dan Shechtman

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim nobelistin Dr. Dan Shechtman, Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, znj.Tamar Ziv dhe Konsullin e Nderit në Austri, z.David Ungar-Klein.

 

Në këtë takim të ngrohtë e miqësor, kryetari Konjufca dhe nobelisti Shechtman diskutuan për raportet e ngushta që Kosova dhe Izraeli kanë midis tyre, si dy vende mike, si dhe për forcimin e bashkëpunimit, përfshirë shkëmbimin e përvojave parlamentare.

 

Duke rikujtuar historinë e raporteve miqësore midis shqiptarëve dhe hebrenjve, kryetari Glauk Konjufca falënderoi z. Shechtman për mbështetjen që Izraeli i ka dhënë Kosovës në kohë dhe rrethana të ndryshme.

 

“Republika e Kosovës dhe Izraeli gëzojnë partneritet strategjik dhe kultivojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe. Në këtë frymë vlerësojmë se mundësitë për thellimin e miqësisë dhe zgjerimin e bashkëpunimit janë të shumta dhe me interes të ndërsjellë”, theksoi kryetari Glauk Konjufca. ​

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit