18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Glauk Konjufca nderon figurat kombëtare

- Advertisement -

Në vazhdën e nderimeve për nder të festës së 28 Nëntorit, pas homazheve në Prekaz dhe Boletin kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bëri homazhe edhe në Prishtinë, duke nderuar figura të shquara të kombit shqiptar.

Bashkë me deputetë dhe ministra, kryetari Konjufca fillimisht vendosi lule te  shtatorja e Ismail Qemalit në Prishtinë.

Sikurse dy figurat qëndrore të 28 Nëntorit 1912, Ismail Qemali e Isa Boletini, që në atë kohë ishin së bashku, kryetari Konjufca tha se edhe tash populli shqiptar duhet të jetë i pandarë.

“Kjo porosi që i mbijeton kohës ka qenë frymëzim dhe motivim shumë i fuqishëm i të gjithë brezave që kanë punuar për pavarësinë e dy shteteve”, tha kryetari Glauk Konjufca.

Më pas kreu i Kuvendit vendosi lule pranë memorialit Heroinat, për të nderuar gratë dhe vajzat e dhunuara gjatë luftës në Kosovë, për të vazhduar edhe pranë shtatores së heroit të kombit Zahir Pajaziti, për të cilin tha se bashkë me komandantin legjendar Adem Jashari ishte zemra e vërtetë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aktivitetet për nder të 28 Nëntorit, kryetari Konjufca i përmbylli me nderimin para shtatores së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Koha e Gjergj Kastriotit ka prodhuar edhe pavarësinë e Ismail Qemalit më 28 nëntor 1912, si dhe çlirimin e Kosovës në qershorin e vitit 1999“, tha pas nderimeve kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit