Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës ka bërë të ditur se komunikimi me spitalin Al-Amal është ndërprerë.
Përmes një shkrimi në “X”, Gjysmëhëna e Kuqe tha se nuk është në gjendje të kontaktojë stafin e saj në spitalin në Khan Younis, i cili sipas tyre, aktualisht është nën rrethimin e ushtrisë izraelite.
Forcat izraelite sulmuan sot spitalin, duke e rrethuar atë me tanke dhe duke detyruar pothuajse të gjithë brenda, nga pacientët tek palestinezët e zhvendosur që strehohen atje, të evakuohen.