Gjykimi ndaj Thaçit/Qeveria: Kritikat ndaj Gjykatës Speciale mbeten të qëndrueshme, drejtësia duhet të jetë transparente dhe e besueshme

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara në Hagë, lidhur me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë, shkruan Scanner.

Në reagimin e saj, Qeveria ka theksuar se pavarësia e gjyqësorit dhe respektimi i vendimeve gjyqësore janë parime themelore të sundimit të ligjit, por kjo, sipas saj, nuk e përjashton të drejtën për të ngritur shqetësime lidhur me funksionimin e institucioneve të drejtësisë.

Qeveria ka bërë të ditur se kritikat dhe rezervat e saj ndaj Dhomave të Specializuara mbeten të pandryshuara, veçanërisht sa i përket transparencës së procedurave, respektimit të të drejtave të palëve dhe garantimit të standardeve për një gjykim të drejtë.

“Besimi në drejtësi nuk ndërtohet vetëm mbi vendimet që merren, por edhe mbi mënyrën se si arrihet deri tek ato”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Më tej, Qeveria ka ritheksuar angazhimin për sundimin e ligjit dhe respektimin e plotë të të drejtave dhe garancive procedurale, duke theksuar se drejtësia duhet jo vetëm të vihet në vend, por edhe të jetë e drejtë, transparente dhe e besueshme.

Komunikata e plotë:

Sot, në Dhomat e Specializuara në Hagë, u shpall aktgjykimi në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë.

Pavarësia e gjyqësorit dhe respektimi i vendimeve gjyqësore janë parime themelore të sundimit të ligjit. Megjithatë, kjo nuk e përjashton të drejtën dhe përgjegjësinë për të ngritur shqetësime lidhur me funksionimin e institucioneve të drejtësisë. Në këtë kuptim, kritikat dhe rezervat që kemi shprehur vazhdimisht ndaj Dhomave të Specializuara mbeten të qëndrueshme, veçanërisht sa i përket transparencës së procedurave, respektimit të të drejtave të palëve dhe garantimit të standardeve të një gjykimi të drejtë.

Besimi në drejtësi nuk ndërtohet vetëm mbi vendimet që merren, por edhe mbi mënyrën se si arrihet deri tek ato. Prandaj, angazhimi ynë për sundimin e ligjit dhe insistimi për respektimin e plotë të të drejtave dhe garancive procedurale janë pjesë e të njëjtit qëndrim parimor: drejtësia duhet jo vetëm të vihet në vend, por edhe të jetë e drejtë, transparente dhe e besueshme.

Të ngjashme

Të fundit