Dëshmia e ekspertes së transkriptimit, Helen Fraser, ka ekspozuar absurdin e disa interpretimeve të Prokurorisë në rastin ndaj Hashim Thaçi.
Dëshmia e Helen Fraser, nxori në pah paqartësi serioze në mënyrën se si janë interpretuar disa pjesë të përgjimeve të paraqitura nga Prokuroria. Në një prej shembujve të cituar, theksohet se shprehja “Artan Behrami imiton dikë” mund të jetë interpretuar gabimisht, pasi sipas ekspertes bëhet fjalë për imitimin e situatës dhe jo domosdoshmërisht të një personi. Ky detaj u pa si një goditje indirekte ndaj saktësisë së transkripteve të përdorura nga Prokuroria.
Sa i përket audios nga vizita e Smakajt, nga transkripta e ZPS-së, në një pjesë thuhet “Artan Behrami imiton dikë (e padëshifrueshme)” Fraser tha se kur thua “imiton dikë” është imitim i situatës që ka bërë transkriptuesi/përkthyesi.
Ky moment u interpretua nga shumë vëzhgues si një goditje indirekte ndaj mënyrës së trajtimit të provave nga Prokuroria, duke ngritur pikëpyetje për saktësinë e transkripteve dhe përkthimeve që janë përdorur në këtë proces. Kritikat janë fokusuar veçanërisht te fakti se interpretime të tilla gjuhësore mund të krijojnë perceptime krejt të ndryshme nga ajo që është thënë realisht në komunikim.






