Të 3 burrat refuzuan të merrnin pjesë në gjyq dhe u gjykuan në mungesë, që do të thotë se ka shumë pak gjasa që ata të vuajnë dënimin.
Hetuesit ndërkombëtarë kanë arritur të sigurojnë dëshmi se raketa që rrëzoj avionin MH-17 kishte udhëtuar në Ukrainën Lindore nga qyteti rus i Kursk dhe ishte pjesë e Brigadës 53 të Mbrojtjes Kundërajrore të Ushtrisë Ruse.
Rikujtojmë se avioni u rrëzua si pasojë e goditjes nga një sistem raketor tokë-ajër, duke vrarë të gjithë 298 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit.
196 ishin shtetas holandez.