17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Gjykata e Apelit ua aprovon ankesat veteranëve e invalidëve për pension të dyfishtë (Video)

- Advertisement -
Jetullah Azemi ka 7 vjet që ka dalë në pension.

Por deri më tash nuk e ka gëzuar asnjë prej tyre.

Të vetmin pension që e merr është ai i djalit të tij të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Pavarësisht se i ka 72 vjet, atij i është ndaluar ta gëzojë edhe pensionin e pleqërisë e edhe atë kontributdhënës.

Ai thotë se institucionet ku ishte lajmëruar se e ka kaluar moshën 65-vjeçare i kishin thënë që të presë deri në qershor për ta marrë edhe pensionin e pleqërisë.

Nga Sindikata e Pensionistëve të Kosovës, vazhdojnë ta kërkojnë të drejtën e njohjes së pensionit të dyfishtë.

Sipas kryetarit të kësaj sindikate, Sadik Xhukolli, është tejet zhgënjyese dhe e lodhshme për pensionistët që të enden dyerve të gjykatave për ta fituar të drejtën që u takon.

Tashmë kanë kaluar disa vite qëkur Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve pati vendosur që invalidëve dhe veteranëve të luftës të mos ua njohë të drejtën që pasi t’i mbushin 65 vjet, krahas pensionit për kontributin në luftë, ta marrin edhe atë të pleqërisë ose kontributdhënës.

Megjithatë, Gjykata e Apelit tashmë ka marrë vendim në favor të pensionistëve.

Këta të fundit kanë nisur t’i marrin jo një, por dy pensione.

Në një përgjigje me shkrim, ky institucion i drejtësisë ka bërë të ditur se ka nisur t’ua njohë të drejtën veteranëve e invalidëve për dy pensione.

Nga kjo gjykatë e kanë quajtur si të padrejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mohimin e kësaj të drejte.

Sipas Apelit, ky ligj, përveç të drejtës edhe në pension bazë, anëtarëve të tjerë të familjes ua lejon shfrytëzimin edhe të ndihmës sociale sipas kushteve të parapara nëse i plotësojnë.

E pasi pensionistët kanë dëgjuar për këtë vendim, kanë marrë rrugën menjëherë te zyra, e cila gjendet mbrapa ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, për t’u pajisur me vërtetim, përmes të cilit u njihet pensioni i dyfishtë.

Palloshi thotë se ndjehet i lumtur që më në fund po i njihet e drejta, që për vite i është mohuar.

Mirëpo, jo të gjithë veteranët dhe invalidët e luftës së UÇK-së kanë marrë vesh për një të drejtë të tillë.

Para kësaj zyre kishte ardhur edhe Xhymret Piraj nga Prizreni, për t’i rregulluar dokumentet e pensionit kontributdhënës, pasi në fillim të janarit i ka mbushur plot 65 vjet.

Mirëpo, ky i fundit thotë se nuk ka dëgjuar se tashmë kanë nisur t’u njihen dy pensionet.

Me të kuptuar se Gjykata e Apelit ka nisur t’ua aprovojë ankesat e kategorive të dala nga lufta, ky i fundit u nis drejt këtij institucioni.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit