23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Gërvalla nis vizitën zyrtare në Andorra

- Advertisement -

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka nisur vizitën zyrtare në Andora.

Vizita në Andora vjen pas asaj të zhvilluar në Principatën e Monakos.

Sipas njoftimit të MPJD-së thuhet se kjo vizitë e Gervallës është një mundësi e mirë e fuqizimit të raporteve diplomatike mes dy shteteve.

Gjithashtu, vizita siç thuhet në këtë njoftim do të rris bashkëpunimin në turizëm e fusha tjera me interes të përbashkët.

“Ministrja Gërvalla do të pritet në takim nga Kryeministri, z. Xavier Espot Zamora, Kryetari i Parlamentit z. Carles Ensenyat Reig dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, znj. Imma Tor Faus. Në fokus të takimeve do të jetë bashkëpunimi mes dy shteteve dhe mbështetja e Andorrës në rrugën e anëtarësimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë. Vizita e Ministres Gërvalla në Andorra është një mundësi e mirë e zhvillimit dhe fuqizimit të raporteve diplomatike mes dy shteteve, rritjen e bashkëpunimit në turizëm, shkëmbim të eksperiencave në diplomaci dhe fusha tjera me interes të përbashkët”, përfundon njoftimi i MPJD-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit