14.3 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Gjuriq harron që nuk është nga Kosova, e quan Dua Lipën “bashkëkombëse”

- Advertisement -

Gjatë një përplasje me ish-ambasadoren e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriq, e ka quajtur pop-artisten me famë botërore nga Kosova, Dua Lipa, bashkëkombëse të tij.

Të martën, tenisti serb Novak Gjokoviq njoftoi se i është dhënë leja për të garuar në Australian Open duke iu përjashtuar opsioni i vaksinimi.

Ndaj kësaj, reagoi nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, me anë të një postimi në ‘Twitter’, duke ndarë një alegori të George Orwell-it për të shpjeguar garimin e jo-barabartë.

“Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerët”, thuhej në postimin e Çitakut, ku u kap edhe Gjuriqi.

Gjuriqi e akuzoi Çitakun për gjuhë urrejtjeje në baza etnike.

Në fund në debat përfshiu edhe yllin shqiptar, Dua Lipa, të cilën e quajti bashkëkombëse.

“Duke lënë komentet urrejtëse anash, shprehem krenar për bashkëkombësen tonë të dashur Dua Lipa edhe pse ajo mund të mendojë ndryshe për çështjet politike”, ka përfunduar në postimin e tij Gjuriq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit