15.7 C
New York
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

Gjuajtje me armë zjarri në Sibofc të Podujevës, lëndohen katër persona e arrestohen tre

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 11:30 ka marrë informatë për gjuajtje me armë zjarri, në fshatin Sibofc të Podujevës.

Në këtë rast raportohet se janë lënduar katër persona, prej tyre dy nga arma e zjarrit.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore, deri tani në stacion policor, kanë shoqëruar tre persona të përfshirë në rast”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu është sekuestruar edhe një armë zjarri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit