Sekretari për organizim i PDK-së, Betim Gjoshi, ka kritikuar Qeverinë Kurti, për punën e referendumit që do të mbahet më 21 prill në komunat në veri të vendit.
Gjoshi ka thënë se 21 prilli është “vetëm shpërfaqje e dobësisë të Republikës së Kosovës nga kryeministri, Albin Kurti”
“Për të gjithë ata që nuk janë të informuar, më 21 prill, Qeveria e Kosovës nuk po arrin të sigurojë hapjen e shkollave në veriun e Kosovës ku qytetarët do të mund të votonin.” – ka thënë ai.
Reagimi i plotë:
Kryeministër, ku e ke sovranitetin në veriun e Kosovës?
Nuk je në gjendje t’i hapësh shkollat si qendra të votimit më 21 prill edhe këtë po vazhdon ta quash shtrirje sovraniteti?
“21 Prilli” është vetëm shpërfaqje e dobësisë të Republikës së Kosovës nga kryeministri, Albin Kurti.
Për të gjithë ata që nuk janë të informuar, më 21 prill, Qeveria e Kosovës nuk po arrin të sigurojë hapjen e shkollave në veriun e Kosovës ku qytetarët do të mund të votonin.
Albin Kurti është dorëzuar përballë Listes Serbe të Milan Radojiçiqit, me të cilin ai dhe partia e tij, Vetëvendosje, janë zënë duke u koordinuar për politika të brendshme të Republikës së Kosovës.