13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Gjoshi me kritika për Qeverinë: Nuk po arrin të sigurojë hapjen e shkollave në veri për votim më 21 prill

- Advertisement -

Sekretari për organizim i PDK-së, Betim Gjoshi, ka kritikuar Qeverinë Kurti, për punën e referendumit që do të mbahet më 21 prill në komunat në veri të vendit.

Gjoshi ka thënë se 21 prilli është “vetëm shpërfaqje e dobësisë të Republikës së Kosovës nga kryeministri, Albin Kurti”

Për të gjithë ata që nuk janë të informuar, më 21 prill, Qeveria e Kosovës nuk po arrin të sigurojë hapjen e shkollave në veriun e Kosovës ku qytetarët do të mund të votonin.” – ka thënë ai.

Reagimi i plotë:

Kryeministër, ku e ke sovranitetin në veriun e Kosovës?

Nuk je në gjendje t’i hapësh shkollat si qendra të votimit më 21 prill edhe këtë po vazhdon ta quash shtrirje sovraniteti?

“21 Prilli” është vetëm shpërfaqje e dobësisë të Republikës së Kosovës nga kryeministri, Albin Kurti.

Për të gjithë ata që nuk janë të informuar, më 21 prill, Qeveria e Kosovës nuk po arrin të sigurojë hapjen e shkollave në veriun e Kosovës ku qytetarët do të mund të votonin.

Albin Kurti është dorëzuar përballë Listes Serbe të Milan Radojiçiqit, me të cilin ai dhe partia e tij, Vetëvendosje, janë zënë duke u koordinuar për politika të brendshme të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit