26.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Gjoshi i PDK-së: Na duhen 30 nënshkrime për ta dërguar udhëzimin administrativ në Kushtetuese

- Advertisement -

Betim Gjoshi, sekretar i PDK-së, ka folur rreth udhëzimit administrativ që u hartua si nismë për të larguar katër kryetarët e komunave në veri të Kosovës dhe për t’iu hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

Në një prononcim për Express, Gjoshi vlerësoi se udhëzimi administrativ është i dobët dhe anti-kushtetues.

“Ekipi i ekpertëve në Partinë Demokratike të Kosovës e ka lexuar me kujdes dhe e ka analizuar udhëzimin administrativ që e ka përgatitur qeveria Kurti përmes së cilit synon shkarkimin e kryetarëve të zgjedhur në katër komunat në veri të vebdit. Së pari, ky udhëzim administrativ është tepër i dobët, pastaj së dyti është anti-ligjor dhe anti-kushtetues. Kjo sepse ky udhëzim është përpjekje për ndërhyrje direkte në institucione të pavarura që në këtë rast është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.” – tha Gjoshi.

Tutje, Gjoshi foli edhe për mundësinë e dërgimit të udhëzimit në Gjykatë Kushtetuese, duke theksuar se duhen 30 nënshkrime për një gjë të tillë.

“Ne jemi duke i përcjell këto zhvillime lidhur me komunat në veri të vendit dhe po shohim të gjitha mundësitë ligjore që ta kundërshtojmë sepse ky udhëzim administrativ është precedan i rrezikshëm për shtetin e Kosovës. Por, siç e dini, për ta kontestuar në Gjykatën Kushtetuese, neve na nevojiten edhe nënshkrimet e deputetëve të partive tjera opozitare pasi që duhen 30 nënshkrime. Por një gjë është e sigurt, ky udhëzim është anti-ligjor, është anti-kushtetues dhe është i pa zbatueshëm. Kjo qeveri edhe në këtë rast ka dëshmuar se janë amaterë dhe nuk kanë as njohuri e as kompetencë për ta shkruar një udhëzim administrativ e lëre më diçka më shumë” – shtoi Gjoshi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit