-1.9 C
New York
Thursday, January 9, 2025

Buy now

Gjoshi i PDK-së: Kudo që shkojmë, vërehet një vullnet për të bërë Kosovën më të mirë

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 50, Betim Gjoshi, ka thënë kudo që janë duke shkuar janë duke parë një vullnet për të bërë Kosovën më të mirë.

Me këtë rast, ai ka falenderuar familjen Shala në Zabel të Ulët të Drenasit për mbështetje.

“Janë disa familje që sa herë ka nevojë Kosova, njerëzve që angazhohen për të, ua hapin derën. Njëra nga to është Familja Shala nga Zabeli i Ulët në Drenas. Ju falënderoj për mbështetjen për mua si kandidat me numrin 50 dhe për Programin e Partisë Demokratike të Kosovës. Kudo që shkojmë, vërehet një vullnet për të bërë Kosovën më të mirë. Betimi për Përfaqësim #PDK131 #MaMirë #50 #BedriHamza1 #MemliKrasniqi2 #BetimGjoshi50”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit