Anëtari i Kryesisë së PDK-së Betim Gjoshi, i ka reaguar anëtarit të Vetëvendosjes nga Shqipëria, Elvis Hoxha, i cili tha se kryesindikalisti Rrahman Jasharaj ishte anëtar i një partie serbe.
Ai ka thënë se Rrahman Jasharaj është njeri që ka vuajtur shumë gjatë regjimit serb.
Kush e ka gënjyer Elvis Hoxhën që grevat e punëtorëve është duke i organizuar Faruk Mujka, nënkryetari i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së dhe ish-anëtar i kryesisë lokale të JUL-it, partisë së Mira Markoviq-Milosheviqit? Jo Elvis, grevat po i organizon Rrahman Jasharaj, i rrahur shumë herê nga Policia serbe sepse ai organizimin sindikal nuk e ka nisur sivjet, apo prej kur Albini u bë kryeministër, por qe 30 e kusur vjet. Për dallim prej teje që patriotizmin e ke zbuluar vetëm pasi e ke zbuluar internetin.”, ka shkruar Gjoshi.
Gjoshi i ka thënë ish-këshilltarit të Albin Kurtit që të ndalojë, sepse ka kaluar koha e patriotizmit virtual.
“Boll na shitet patriotizëm virtual në 2022-ten. Edhe ti, edhe shokët e tu nga Tirana në VV, e keni pas moshën e pushkës më 1999. Jeni frikësuar? Krejt ne rregull. Por, mos na tesh tash. Për më keq, Albin Kurti tha që nuk i paguan punëtorët grevistë sepse nuk po punojnë gjatë grevës. Por, Albin Kurti ka pare me pagu si “keshilltarë” fashista gojëfëlliqur si Elvis frikacaku, ky “patriot” i pasluftës.”, ka shkruar Gjoshi.
Postimi i plotë:
Kush e ka gënjyer Elvis Hoxhën që grevat e punëtorëve është duke i organizuar Faruk Mujka, nënkryetari i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së dhe ish-anëtar i kryesisë lokale të JUL-it, partisë së Mira Markoviq-Milosheviqit?
Jo Elvis, grevat po i organizon Rrahman Jasharaj, i rrahur shumë herê nga Policia serbe sepse ai organizimin sindikal nuk e ka nisur sivjet, apo prej kur Albini u bë kryeministër, por qe 30 e kusur vjet. Për dallim prej teje që patriotizmin e ke zbuluar vetëm pasi e ke zbuluar internetin.
Boll na shitet patriotizëm virtual në 2022-ten. Edhe ti, edhe shokët e tu nga Tirana në VV, e keni pas moshën e pushkës më 1999. Jeni frikësuar? Krejt ne rregull. Por, mos na tesh tash.
Për më keq, Albin Kurti tha që nuk i paguan punëtorët grevistë sepse nuk po punojnë gjatë grevës. Por, Albin Kurti ka pare me pagu si “keshilltarë” fashista gojëfëlliqur si Elvis frikacaku, ky “patriot” i pasluftës.