Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë se nuk kanë ende vendim se si do të veprojnë në lidhje me thirrjen e vazhdimisht të seancës konstituive për të mërkurën e 9 shtatorit, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë për media, ai tha se ky vendim do të merret në mbledhjen e Kryesisë së partisë, e cila pritet të mbahet të martën, ose edhe më herët.
“Nuk na ka kontaktuar askush [për pjesëmarrje në seancë]. Të martën e kemi mbledhjen e rregullt të kryesisë, nëse është nevoja, mblidhemi edhe më herët për të marrë vendim. Por, Kosova ka dalë jashtë binarëve kushtetuese. Çdo vendim që po merret sot nga institucionet është i paligjshëm”, u shpreh Gjini.







