Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, tha se “sot u vërtetua edhe njëherë se ky pushtet e sheh prodhuesin vendor si armik. Mbyllja e qumështores më të madhe në vend, Vita, la qindra punëtorë pa punë dhe mijëra fermerë kosovarë në udhëkryq”.
“Është absurde dhe e dhimbshme të shihet se si një prodhues vendor largohet dhunshëm nga raftet e marketeve tona, duke i lënë kështu hapësirë e terren të lirë produkteve me origjinë nga Serbia”, shprehat ai.
Reagimi i tij i plotë:
Sot u vërtetua edhe njëherë se ky pushtet e sheh prodhuesin vendor si armik. Mbyllja e qumështores më të madhe në vend, Vita, la qindra punëtorë pa punë dhe mijëra fermerë kosovarë në udhëkryq.
Është absurde dhe e dhimbshme të shihet se si një prodhues vendor largohet dhunshëm nga raftet e marketeve tona, duke i lënë kështu hapësirë e terren të lirë produkteve me origjinë nga Serbia.
Arsyetimi për kontroll të cilësisë është edhe më i rëndë, sepse kontrolli i ushqimit duhet të bëhet në vazhdimësi e jo një herë në 6 vite për qëllime politike. Kur shteti sillet si shkatërrues ndaj prodhuesve të vet, pasojat i vuan tryeza e çdo qytetari. Kjo mendësi rrënuese po e ngulfat ekonominë tonë.
Institucionet duhet ta sqarojnë menjëherë këtë rast dhe të gjejnë zgjidhje që puna të rifillojë sa më parë.
Mbështetje e plotë për të gjitha familjet e prekura!






