-5.5 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

Gjini pas fjalëve të Limajt: Sot ka pasur takim AAK-Nisma, deklarata të tilla shkaktojnë konfuzion

- Advertisement -

Nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka thënë se zyrtarë të kësaj partie janë takuar sot me zyrtarë të Nismës Socialdemokrate, ku sipas tij, u është thënë se nuk ka ndryshim pozicioni.

Kjo deklaratë e tij vjen pas fjalëve të Fatmir Limajt së Nismës, i cili nuk përjashtoi një koalicion me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.

Gjini në “Rubikon” ka deklaruar se deklarata të tillë shkaktojnë konfuzion, mirëpo sipas tij, nuk kanë ndryshuar pozicion dhe janë ende bashkë.

“Sot zyrtarë të AAK-së kanë pasë takime me zyrtarë të Nismë,s sipas të gjithave gjasave, nuk ka ndryshim thelbësor të pozicionit, mirëpo ato që kanë dalë ne më media…jo unë, por zyrtarë, për të qartësuar pozicionet. Sipas asaj që më është interpretu mu, nuk ka ndryshim pozicioni, do të jemi bashkë, mirëpo deklarata të tilla shkaktojnë konfuzion” – u shpreh ai.

Ndryshe, Limaj të enjten tha:

Kush t’më fton në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vynë një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hy në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit