3.6 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Gjini: Nëse e don vendin dhe popullin, Kurti jep dorëheqje

- Advertisement -

Kryetari i Gjakovës, njëherit kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, Ardian Gjini, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me publikimin e bisedave ku është i përfshirë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Gjini përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se në këto rrethana Kurti do të duhet të dorëhiqej.

“Në rrethanat e krijuara, cilido politikan që e do vendin dhe popullin e vet do duhej të jepte dorëheqje, jo të kërkonte mandat të tretë. Por ky e do mandatin për veten e tij, jo për qytetarët e Kosovës. Çdo ditë dalin në sipërfaqe afera korruptive,  aleatët  na kanë braktisur, Kurti për interes të vetin don me na lënë vetëm”, ka thënë Gjini.

Reagimi i plotë:

Në rrethanat e krijuara, cilido politikan që e do vendin dhe popullin e vet do duhej të jepte dorëheqje, jo të kërkonte mandat të tretë. Por ky e do mandatin për veten e tij, jo për qytetarët e Kosovës. Çdo ditë dalin në sipërfaqe afera korruptive, aleatët  na kanë braktisur, Kurti për interes të vetin don me na lënë vetëm.

Nëse nuk jep dorëheqje ka me e heq populli.

Detyra e parë e një shërbyesi të shtetit është të ndihmojë njerëzit që të kuptohen me njëri-tjerein dhe të ecin së bashku duke bashkëvepruar, e jo ti izoloj e ti hasmërojë mes vete.

Prioritetet e Aleancës i prezentova edhe sonte me qytetarë në Bashkësitë Lokale Lipovec, Gërçinë e Bishtazhin.

Jemi bashkë pa dallim për ndryshimin e domosdoshëm që i duhet këtij vendi me 9 Shkurt.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit