Ardian Gjini, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar për media lidhur me procesin zgjedhor sot.
Gjini, ka falënderuar votuesit e AAK’së, duke thënë se qytetarët treguan se e dojnë vendin e vet, edhe pse, ‘’ anë përdor të gjitha mjetet të mundshme për me e kthy rezultatin në favor në pushtetit’’.
‘’Kemi me punu shumë që vota dhe vullneti i tyre me u respektu., Pavarësisht që kjo garë zgjedhore është mbajt në një teren jo fer politik, ku janë përdor të gjitha mjetet të mundshme për me e kthy rezultatin në favor në pushtetit, prapë se prapë qytetari ka tregu se e kupton ku jemi dhe që e don vendin e vet. Kjo që ne përfaqësojmë, pa tjetër që një ditë ka me fitu, prej nesër mbetet me u pa se si do të jenë rezultatet përfundimtare. Ne e respektojmë rritjen që e kemi pas në këto zgjedhje”, ka thënë ai.






