Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka falënderuar qytetarët që kanë votuar.
Ai i ka bërë thirrje omisionerëve dhe vëzhguesëve të jenë korrekt në numërim.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Faleminderit të gjithë juve që sot keni dalë për të votuar duke shprehur me votë vullnetin tuaj.
Tash, kur ky proces është përmbyllur në të gjithë Kosovën, u bëj thirrje të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesëve të jenë korrekt në numërim, të kujdesen që demokracia që populli e ka vendosur në kuti të votimit të jetë ajo e vërteta dhe të mos përsëriten gabimet e së kaluarës.
Vetëm duke punuar drejtë, kujdesemi bashkë që vullneti i sovranit të respektohet.
Faleminderit të gjithëve!
Mbarësi e përjetshme për demokracinë tonë.






