Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti është zgjedhur lojtari i javës në Europa Ligë.
Ai zhvilloi një tjetër paraqitje fantastike me Atalantën në UEFA Europa League, në sfidën e dytë çerekfinale ndaj Liverpoolit, aty ku skuadra e tij siguroi kualifikimin historik për në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni.
UEFA hapi votimin për të zgjedhur edhe lojtarin më të mirë të raundit të dytë të çerekfinaleve të Europa League, çmim që është fituar nga kapiteni i Kombëtares shqiptare.
Gjimshiti ishte në garë me Jordan Veretout, Gianluca Mancinin dhe Matej Kovar që shkëlqyen me paraqitjet e tyre, por tifozët kanë përzgjedhur si lojtarin e raundit kapitenin e Kombëtares kuqezi.