Dy yjet shqiptar, Berat Gjimshiti dhe Granit Xhaka kanë qenë ndër më të vlerësuarit në edicionin 2023/24 të Ligës së Evropës. Atalanta e fitoi trofeun duke mposhtur Bayer Leverkusenin në finale me rezultat 3-0.
Kështu, mbrojtësi shqiptar, Gjimshiti, ishte ai i cili iu gëzua në fund triumfit dhe ngriti lart trofeun pasi edhe ishte kapiten i Atalantës. Paraqitjet e tij të mira këtë sezon kanë bërë që Gjimshiti të jetë pjesë e formacionit më të mirë të sezonit nga faqja e specializuar “SofaScore”.
Gjimshiti ka pasur një notë mesatare prej 7.23 në ndeshjet e Ligës së Evropës, ndërsa Xhaka, i cili gjithashtu është pjesë e formacionit ka pasur notë 7.36. Pjesë e formacionit të sezonit ishin edhe yje tjerë si Alejandro Grimaldo, Mohammed Kudus, Florian Wirtz dhe Pierre-Emerick Aubameyang.
Formacioni i sezonit: Svilar; Clauss, Gjimshiti, Mavraponos, Grimaldo; Xhaka; Kudus, Elliott, Wirtz, Harit; Aubameyang.