Skuadra e Suharekës ka shënuar fitore të madhe në javën e katërt në Superligë, pasi mposhti 3:2 Gjilanin.
Ekipi mysafir u fut në fushë rrezikshëm, ku në minutën e 14’të shënoi golin e epërsisë me anë të Rrahmanit.
Por, goli i barazimit erdhi vetëm pas katër minutash – me anë të Mevlan Zekës.
Gjilani shënoi edhe njëherë tjetër në pjesën e parë, me anë të sulmuesit Jarovic.
Në minutat e fundit të pjesës së parë, skuadra mysafire mbeti me një lojtar më pak në fushë – pasi lojtari Shabani u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër në Boshnjakun.
Dhe aspekti numerik në fushë ndikoi pozitivisht te Suhareka në pjesën e dytë. Të cilët shënuan dy herë tjera me anë të Stjepovic dhe Rexhaj.
Me këtë fitore Suhareka shkon në kuotën e shtatë pikëve në pozitën e tretë, kurse Gjilani në pozitën e tetë me vetëm dy pikë.