20.1 C
New York
Saturday, June 3, 2023

Buy now

Gjilani siguron Evropën në barazim me Llapin

Llapi ka barazuar 2-2 me Gjilanin në kuadër të javës së 35-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, me këta të fundit që siguruan vendin e tretë dhe do të luajnë në Evropë.

Ndeshja nisi me një kujdes të shtuar nga të dyja anët, duke ditur për cilësitë që kanë.

Por, ishte minuta e 26-të e takimit, kur skuadra nga Podujeva kaloi në epërsi me anë të Trimor Selimit, që u asistua prej Francisco Riveras.

Me këtë gol u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa në të dytën u shënuan edhe tri gola të tjera.

Ishte minuta e 65-të e takimit, kur Mevlan Zeka i barazoi shifrat në 1-1, për të shtuar edhe më shumë besimin te bashkëlojtarët.

Për përmbysjen e rezultati u përkujdes sërish Zeka, që shënoi në minutën e 80-të për 2-1.

Mirëpo, Llapi nuk u dorëzua deri në fund dhe ia doli të merrte një pikë nga penalltia e realizuar prej Alef Firminos në minutën e 88-të.

Gjilani me këtë fitore e blindon pozitën e tretë për këtë sezon me 55 pikë, ndërsa Llapi ka rënë në vendin e shtatë me 43 sosh.

Të ngjashme

105,454FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit