Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të premten ka lokalizuar një të dyshuar në Gjilan i cili në disa raste, gjatë ngasjes së motoçikletës, nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë për t’u ndalur.
I njëjti sipas njoftimit të forcave të rendit, ka rrezikuar sigurinë e zyrtarëve policorë si dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.Gjatë procedurës për tërheqjen e motoçikletës, i dyshuari ka penguar zyrtarët policorë dhe personelin e autorizuar për bartjen e automjeteve në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e procedurave kundërvajtëse ndaj të dyshuarit. Atij i janë shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje nga fusha e Prishjes së Rendit dhe Qetësisë Publike, si dhe fletëparaqitje sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor:.Gjatë trajtimit të rastit janë evidentuar tetë (8) kundërvajtje, për të cilat janë përpiluar fletëparaqitje për procedim në gjykatë. Po ashtu, është bërë sekuestrimi i përkohshëm i motoçikletës së përdorur nga i dyshuari. Lënda do të procedohet në procedurë të rregullt pranë gjykatës kompetente”, thekson policia në njoftim






