E ardhmja e Jude Bellingham te Real Madrid ka nisur të vihet në dyshim pas rënies së formës.
Sipas mediave spanjolle, Liverpooli po monitoron situatën dhe është gati të tentojë transferimin e tij gjatë verës.
Raportohet po ashtu se madrilenët nuk e konsiderojnë më të paprekshëm 21-vjeçarin, por largimi i tij do të ndodhte vetëm për një ofertë mbi 100 milionë euro.





