Gjetjet për Specialen, Hoxha: Kërkesa jonë vazhdon të mbetet që gjykimi të jetë i drejtë

- Advertisement -

Eliza Hoxha nga platforma “Liria ka Emër”, sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur lidhur me gjetjet e raportit të organizatës “Bar Human Rights Committee of England & Wales”, i cili trajton proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ky raport ngre shqetësime serioze për respektimin e standardeve të një gjykimi të drejtë, duke vënë në pah rreziqe të mospërputhjes me parimet themelore të Këshillit të Evropës dhe instrumenteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Ajo u shpreh se është e rëndësishme që ky raport të jetë së pari në duart e të gjitha institucioneve, përfshirë edhe atyre të Kosovës.

“Është tepër e rëndësishme që ky raport t’u shkoj të gjitha institucioneve edhe të Kosovës së pari, sepse mendoj që shteti i Kosovës duhet ta kuptoj që duhet të tentoj ta bëj punën e vet, asnjëherë thirrja jonë nuk është thirrje për t’u përzier në drejtësi, është thirrje që shteti i Kosovës të jetë aty për qytetarët e vet”.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, edhe Cali që tani ka një verdikt, tash e sa kohë, janë qytetarë të Kosovës, për të cilët shteti i Kosovës duhet t’i kryej detyra në plotëni, edhe me Ligjin për Dhomat e Specializuara edhe me Kushtetutën e Kosovës, kjo është thirrja ime”, tha ajo.

Duke folur për këtë çështje, Hoxha gjithashtu u shpreh se kërkesa vazhdon të mbetet që gjykimi të jetë i drejtë.

“Kërkesa jonë edhe në marsh edhe sot vazhdon të mbetet që gjykimi të jetë i drejtë dhe të ketë drejtësi dhe jo politikë përmes këtij procesi”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit