Familjarë, miq dhe kolegë janë mbledhur sot në Llukar të Prishtinës për t’i dhënë lamtumirën e fundit Laurent Krasniqit, TikTokerit të njohur dhe ish-banorit të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.
Mes të pranishmëve në ceremoninë mortore janë parë edhe Gjesti, Selin dhe Gimbo, të cilët kanë ardhur për të nderuar kujtimin e Laurentit dhe për të qenë pranë familjes së tij në këto momente të rënda.
Gjesti dhe Laurenti kishin qenë së bashku pjesë e Big Brother VIP Kosova 3, ku kishin ndarë eksperiencën e tyre brenda shtëpisë.
Në ceremoninë e lamtumirës morën pjesë edhe shumë miq e kolegë të tjerë, ndërsa një numër i madh qytetarësh u mblodhën për të shprehur respektin dhe ngushëllimet e tyre për familjen Krasniqi.

Laurent Krasniqi ndërroi jetë pas një aksidenti me motor gjatë natës së kaluar, duke lënë të pikëlluar familjarët, miqtë, kolegët dhe ndjekësit e shumtë që e njihnin përmes rrjeteve sociale dhe pjesëmarrjes së tij në BBVK3.






