Ballina

Gjergj Dedaj ftohet si dëshmitar nga Gjykata Speciale e Hagës

By GAZETA SCANNER 1

October 30, 2023

Gjergj Dedaj ka konfirmuar se është ftuar si dëshmitar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Lajmin e ka bërë të ditur ai në rrjete sociale, duke shkruar se është ftuar përkundër vullnetit të tij.

Postimi:

Prishtinë, 30 tetor 2023

Sot udhëtoj për Hagë!

Jam ftuar si dëshmitar në Hagë!

Ndonëse viktimë e Serbisë, Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, përkundër vullnetit tim, më kanë ftuar dëshmitar në Hagë!

Zoti e bekoftë Kosovën martire!

Gjergj Dedaj