Gjergj Dedaj ka konfirmuar se është ftuar si dëshmitar nga Gjykata Speciale në Hagë.
Lajmin e ka bërë të ditur ai në rrjete sociale, duke shkruar se është ftuar përkundër vullnetit të tij.
Postimi:
Prishtinë, 30 tetor 2023
Sot udhëtoj për Hagë!
Jam ftuar si dëshmitar në Hagë!
Ndonëse viktimë e Serbisë, Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, përkundër vullnetit tim, më kanë ftuar dëshmitar në Hagë!
Zoti e bekoftë Kosovën martire!
Gjergj Dedaj