7.9 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

Gjerdan 150 mijë eurosh dhe dekolte provokuese, Jessica Chastain pushtoi tepihun e kuq

- Advertisement -

Jessica Chastain ishte një parajsë e vërtetë për sytë kur u shfaq në premierën e filmit të saj në Toronto.

Pasi u lejuan të promovonin projektin e tyre, “Memory” mes grevave të Hollywoodit, ajo dhe bashkaktori Peter Sarsgaard dërguan magjepsjen në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.

Aktorja ka ecur në tepihun e kuq me një fustan të zi shkëlqyes me dekolte të thellë, ndërsa të gjithë edicionin e ka përfunduar me një gjerdan në formën e gjarprit të firmosur nga brendi luksoz Bvlgari.

Siç raporton Daily Mail, çmimi i atij gjerdani unik është rreth 150.000 euro, ndërsa 46-vjeçarja e ka përshtatur në mënyrën e duhur me dukjen e saj.

“Memory” shënon rolin e parë të rëndësishëm të Jessicas prej se fitoi çmimin Oscar për rolin në “The Eyes Of Tammy Faye”. Filmi u shfaq për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia javën e kaluar.

Ajo luan rolin e Sylvias, një punonjëse sociale që bën një jetë të thjeshtë dhe të strukturuar, e cila çrregullohet pas përfshirjes së të kaluarës në jetën e tanishme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit