Rozë

Gjërat që e bëjnë lidhjen të zgjasë përgjithmonë

By GAZETA SCANNER 1

November 20, 2023

Psikologu Gerald Rogers ka shkruar një letër të hapur në Facebook rreth divorcit të tij. Ai i ka njoftuar miqtë dhe ndjekësit e tij shumë thjesht: “Pasi që e humba gruan që e dashuroja dhe një martesë prej thuajse 16 viteve, këto janë këshillat të cilat do të doja t’i kisha ndjekur…”

Telegrafi e sjell shkrimin e tij të plotë dhe do ta shihni se këshillat e tij do t’jua shpëtojnë lidhjen një ditë.

Asnjëherë mos u ndaloni duke u ballafaquar. Gjithmonë dilni në takime!

Asnjëherë, asnjëherë mos e merrni si të garantuar një grua. Kur i keni kërkuar të martohet, ju i keni premtuar se do të jeni mashkulli që e zotëron zemrën e saj, prandaj do ta mbroni atë. Kjo është ndër thesaret më të rëndësishme dhe më të shenjta që do t’ju besohet ndonjëherë.

Ajo të ka zgjedhur ty për këtë! Asnjëherë mos e harro këtë dhe asnjëherë mos u bëj dembel kur jeni të dashuruar.

Ruajeni zemrën tuaj

Njëjtë siç jeni të angazhuar për të qenë gardiani i zemrës së saj, duhet ta ruani edhe tuajën me të njëjtën vigjilencë. Dashuro-jeni veten, dashuro-jeni botën, por lëreni një vend të veçantë në zemër në të cilin askush nuk mund të hyjë përveç gruas.

Bini në dashuri çdo ditë…

Vazhdimisht do të ndryshoni. Nuk do të jeni të njëjtat persona që jeni pas pesë viteve martesë. Ndryshimi do të vjen dhe me këtë ndryshim që vjen, ju duhet ta zgjidhni njëri-tjetrin çdo ditë. Ajo nuk e ka obligim të jetë e juaja përgjithmonë, prandaj nëse nuk kujdeseni për zemrën e saj, ajo do t’ia dhurojë atë dikujt tjetër.

Gjithmonë shiheni më të mirën në të

Përqendrohuni vetëm në atë që e dashuroni. Ajo në të cilën përqendroheni, vetëm sa do të zgjerohet. Nëse fokusoheni në të metat e saj, ju nuk do të mund të jeni të lumtur.

Nuk është punë e juaja ta ndryshoni apo “rregulloni” atë

Puna juaj është ta dashuroni dhe të mos pritni që ajo do të ndryshojë. Nëse ajo ndryshon, dashuro-jeni për personin që është bërë, qoftë nëse ju pëlqen apo jo.