Pa marrë parasysh nëse jeni në një lidhje afatgjatë me partnerin, sapo jeni njohur me njëri-tjetrin, apo e dini menjëherë se do të jetë seks vetëm një natë, duhet të komunikoni me kujdes dhe të zgjidhni fjalët tuaja, sepse mundeni shumë lehtë ta lëndoni palën tjetër. Ekspertët thonë që nuk duhet të pranoni gjërat të cilat nuk ju pëlqejnë, por megjithatë ka një kufi dhe disa gjëra që nuk do të duhej t’i thoni gjatë seksit.
T’i thuash dikujt se po bën diçka të gabuar do të shkatërrojë besimin e tij. Ju e meritoni kënaqësinë, por më mirë lëreni atë bisedë për pas seksit dhe mos filloni me kritika, thoni atë që dëshironi të provoni. Është pothuajse gjithmonë emri i një ish-partneri, jo i një anëtari të familjes apo mikut. Në shumicën e rasteve, njerëzit thonë emrin e dikujt tjetër në momentin e përjetimit të një orgazme, kur humbasin mendjen për një moment, në kulmin e intimitetit, kështu që është e lehtë të kuptohet se ky gabim është i paqëllimshëm, por sigurisht që është i madh për partnerin.
Përveç kësaj, shmangni çdo krahasim me ish-partnerët. Gabimi qëndron gjithashtu edhe te pyetjet në lidhje me sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Shtrati nuk është vendi ku duhet bërë. Me fjalë të tjera, nëse jeni të shqetësuar për këtë, mësoni përgjigjen para se të shkoni në shtrat. Me ngrohjen e motit dhe praninë e rrezeve të diellit më gjatë, pranvera rezulton të jetë koha ku lidhja juaj mund të përfundoj.
Muajt e pranverës mund të jenë fillimi i sezonit të ndarjes, sepse shumica e lidhjeve të formuara gjatë muajve të vetmuar e të ftohtë të dimrit përfundojnë. Sipas ekspertëve, dimri është periudhë ku shumica e njerëzve futen në lidhje si mënyrë për të larguar mërzinë dhe depresionin që sjell ai sezon. Psikologia Dr.Danielle Forshee tregon se zvogëlimi i pranisë së rrezeve të diellit gjatë muajve të dimrit është shkaktar i formimit të lidhjeve të reja, ndërkaq prania e diellit gjatë pranverës ka të bëjë me ndarjet.